Kryeministri rikujton sukseset e Qeverisë

Kryeministri rikujton sukseset e Qeverisë

Dy ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa kishte thirrur mbledhjen e kabinetet të tij, në të cilën prezantoi Raportin Vjetor të Punës për vitin 2015, duke prezantuar pesë pikat kryesore në të cilën sipas tij Qeveria ka arritur sukses gjatë vitit që lamë pas, por nuk është mjaftuar me kaq dhe të sot është zgjuar herët për të rikujtuar sukseset e një prej pikave kryesore.

Ka zgjedhur të rikujtojë nëpërmjet profilit të tij në Facebook, sukseset e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të ligjit.

Ai nuk i rikujtuar ndjekësve të tij, sukseset në fushat e tjera sikurse rritja dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, agjendën evropiane dhe politikën e jashtme, arsimin, shkencën, kulturën dhe rininë dhe atë që ai  e ka quajtur në fjalën e tij para ministrave “shëndetësia moderne”.

Nuk ka sqaruar përse ka zgjedhur të rikujtojë sukseset në dikasterin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të ligjit, por vetëm i ka renditur veprimet sipas tij të suksesshme në këtë dikaster.

“Me respekt po ju informoj se këto janë disa nga të arriturat e Qeverisë që unë e drejtoj, në vitin 2015, në fushën e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të ligjit”, ka shkrua kryeministri në një postim në Facebook, të publikuar në orën 08:00.

Sipas kryeministrit këto janë sukseset e Qeverisë së Kosovës, gjatë vitit 2015 në kuadër të Qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të ligjit.

– Pavarësimi i plotë i legjislativit, me ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjeve;
– Integrimi i komunave veriore në sistemin e drejtësisë dhe shpërbërja e strukturave të mbrojtjes civile;
– Përgatitja dhe procedimi i 80 projektligjeve në Kuvendin e Kosovës;
– Reformat e rëndësishme në administratën publike.
– Përmirësimi i financimit dhe infrastrukturës fizike të prokurorisë dhe gjyqësorit ;
– Punë e vlerësuar lart e Policisë së Kosovës në menaxhimin e të gjitha situatave;
– Qeveria ka qartësuar qëndrimin e saj se nuk do të lejojë në asnjë rast që njerëzit e lidhur me korrupsion dhe krimin e organizuar të jenë pjesë të saj ose të organeve që ajo i emëron. Është bërë ndryshimi i Ligjit për Prokurim Publik, kompletimi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndryshimet në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, përgatitja e platformës për fillimin e prokurimit elektronik nga viti 2016, suspendimi i shërbyesve civil ndaj të cilëve ishin ngritë aktakuza;
– Për herë të parë Agjencia Kosovar e Privatizimit bëri transparente rastet e uzurpimeve të pronave shoqërore. Po bëhen transparente edhe rastet e privatizimeve.
– Rishikimi nga Qeveria dhe ministritë i vendimeve dhe kontratave të cilat mund të cenojnë konkurrencën apo mund tu shërbejnë monopoleve dhe grupeve të interesit;
– Kuvendi, me propozim të Qeverisë, aprovoi Ligjin, i cili ndalon bashkimin e qytetarëve tanë në konflikte të jashtme.
– Qeveria aprovoi strategjinë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm që qon në terrorizëm;
– Policia, AKI, organet e drejtësisë janë treguar efikase në parandalimin e shkuarjes së individëve nga Kosova në konfliktet e jashtme. Për 7 muajt e fundit nuk është shënuar asnjë rast i bashkëngjitjes në konflikte të jashtme.