fbpx

Kryeministri Haradinaj së bashku me bashkshorte në koncertin e Rita Orës

Kryeministri Haradinaj së bashku me bashkshorte në koncertin e Rita Orës

Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkshortja e tij, Anita Haradinaj, ka qenë pjesmarrës në koncertin madhështor të këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

I pari i qeverisë, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ka qenë kënaqësi dhe krenari që ta shijojë performancën magjike të Rita Orës në Tiranë.

“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës.

Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, ka shkruar Haradinaj.