Kryeministri shqiptar monitoron vaksinimin e personave mbi 65 vjeç

Kryeministri shqiptar monitoron vaksinimin e personave mbi 65 vjeç

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, ndodhen në Vlorë këtë të shtunë për të ndjekur nga afër vaksinimin e personave mbi 65-vjeç.

Manastirliu nga Vlora bëri të dituar se prej ditës së hënë kjo fashë pritet të zbresë në personat 60-vjeç, ndërkohë që nesër fillon dhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se të hënën pritet të mbërrijnë në Shqipëri edhe 7.020 dozat e vaksinës Pfizer.

“Që prej ditës së nesërme dhe pasnesër, të hënën do ta ulim fashën +60. Kemi filluar me të gjithë pjesën e kualidimit dhe fillojmë nga nesër shpërndarjen e 100 mijë vaksinave të ardhura të Sinovac. Presim ditën e hënë 7020 doza të vaksinës Pfizer dhe serinë tjetër të vaksinave nga kontrata që kemi me Sinovac”, tha ajo.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 250.676 doza të vaksinës ndaj COVID-19. /Insajderi.com