Kryeministri shqiptar në Bruksel

Kryeministri shqiptar në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta ketë një vizitë zyrtare në Bruksel, raporton Insajderi.

Bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, do të takohen me përfaqësuesin e lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel.

Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen presidente e Komisionit Europian, raporton TCh.

Dy arsyet e kësaj vizite janë ecuria e progresit të Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe efektiviteti i fondeve të Brukselit për rindërtimin e shtetit shqiptar pas tërmetit të vitit 2019. /Insajderi.com