Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njihet si një detajist në komunikimet e tija publike në televizione e debate të ndryshme, e këtë e ka bërë edhe në debatin e fundit në televizionin Klan Kosova.
I gjendur para një grupi gazetarësh, publicistësh e drejtues mediesh online, Rama ka bërë bujë me sjelljen e tij direkte duke sulmuar portalet e lajmeve në Kosovë dhe drejtuesit e tyre.
Sidomos duke mbajtur ligjërata sesi këto portale zgjedhin tema që “nuk ekzistojnë” për të rritur klikimet. Foli për temën e Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete e një komb dhe kritikoi drejtuesit e portaleve në vend se për hir të klikimeve po e sjellin tentojnë të krijojnë ndasi mes popullit, por pa e kuptuar dhe respektuar kombin dhe shtetin e as simbolet e tij.
Por në një opinion tijin shtesë për debatin, kryeministri shqiptar nuk tregon asnjë respekt për gjuhën shqipe duke shkruar të gjithë tekstin por pa e përdorur askund shkronjën “ë”.
Nuk dihet pse Rama ka vendosur të shkruaj pa shkronjën “ë” apo ka vendosur të shkruaj një reagim jo-formal.
Lexojeni opinionin e Ramës.