Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, para fillimit të Meshës për shenjtërimin e Nënës Terezë, është pritur nga Papa Françesku.
Kryeministri Mustafa e ka falënderuar përzemërsisht Atin e Shenjtë për mbështetjen e përhershme të tij dhe të Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe për popullin e saj, njofton zyra e kryeministrisë, raporton Insajderi.
Siç thuhet në komunikatën e kryeministrisë, Mustafa e ka falënderuar Papën për pritjen dhe respektin, mirëpo në kumtesë nuk thuhet asgjë rreth një kërkese të kryeministrit kosovar drejtuar Papës për njohjen e Kosovës nga Vatikani.
Kryeministri Mustafa, ndër të tjera ka shprehur krenarinë e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë. /Insajderi.com