Kryeministri thërret Këshillin e Sigurisë

Kryeministri thërret Këshillin e Sigurisë

Pas deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, veprim ky për të cilin nuk kishin dijeni asnjëri nga liderët e shtetit, kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur në një mbledhje Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Zyra për media e qeverisë njofton se për të diskutuar këtë zhvillim, por edhe shumë çështje të tjera, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, kryeministri ka thirru sot këtë mbledhje.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri do të këtë konferencë për media rreth orës 11:30.