Kryeministri thotë se dje në Bruksel nuk është diskutuar për Asociacionin

Kryeministri thotë se dje në Bruksel nuk është diskutuar për Asociacionin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth bisedimeve të zhvilluara dje në Bruksel midis palës kosovare dhe asaj serbe, njofton Insajderi.

Hoti mohoi se dje është diskutuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, edhe pse pala tjetër insiston se në takimin e djeshëm në Bruksel e kanë hapur këtë temë.

“Dialogu bëhet për marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke. Marrëveshja e parimet e vitit 2015 është paragrafi se statuti i AKS-së parasheh dërgimin në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën e mbajtur sot për media bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, pas mbledhjes së ekzekutivit ku u miratua buxheti për vitin 2021.

Hoti tutje e quajti spekulim mundësinë që shuarja e Task-forcës antikorrupsion do të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave, përkundër kësaj tha se kjo e fundit do të përshpejtohet kur “do t’iu shkojnë gjërat deri në fund në sistemin e drejtësisë”. /Insajderi.com