Kryeministri thotë se ka shkarkuar edhe njeriun e Thaçit, por ai është ende shef i AKI-së

Kryeministri thotë se ka shkarkuar edhe njeriun e Thaçit, por ai është ende shef i AKI-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdon të pretendojë se ka shkarkuar njeriun e afërt të Thaçit në krye të Inteligjencës Kosovare, Driton Gashi.

Haradinaj kishte kërkuar javë më parë shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të AKI-së. Flamur Sefaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit ndërsa Driton Gashin, vazhdon ta mbajë postin e drejtorit në AKI.

Haradinaj gjatë një interviste në RTV Dukagjin ka thënë se shkarkimi i dy personave përgjegjës për deportimin e gylenistëve ka ardhur për shkak të një gabimi që ka ndodhur dhe se veprimet me ‘shkarkimin’ e tyre ka qenë tregim se Kosova po dëshiron ta korrigjojë gabimin.

“Veprimi i menjëhershëm i shkarkimit të dy përgjegjësve për këtë çështje në e kemi vetëm ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës dhe shkarkimi i tyre ka qenë tregim i mirë për BE-në se mund të ketë ndodhur ndonjë gabim dhe do ta korrigjojmë këtë”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com