Kryeministri tregon për kompromisin me Serbinë që do të bëhet në Bruskel

Kryeministri tregon për kompromisin me Serbinë që do të bëhet në Bruskel

Kryeministri, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për kompromiset e dhimbshme me Serbinë që po përfliten të ndodhin në fazën e fundit të dialogut.

Haradinaj ka thënë se kompromisi i dhimbshëm është njohja reciproke për shkak të asaj që ka bërë Serbia në Kosovë.

Sipas tij, kjo nuk nënkupton falje ligjore për krimet e Serbisë, por është e rëndë për popullin e Kosovës të kalojë në një gjendje të njohjes reciproke me Serbinë.

Më pas kryeministri ka folur edhe për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi ku është shprehur se ka kohë pasi tani janë të fokusuar në liberalizmin e vizave, që ky proces, sipas tij, do të përfundojë shpejt.