Kryeministri: U jemi mirënjohës të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve

Kryeministri: U jemi mirënjohës të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, ka shprehur mirënjohje për të gjithë profesionistët shëndetësorë, policët dhe inspektorët për kontributin e dhënë në përballje me COVID-19.

Hoti ndaj kategorive që po kontribojnë në luftimin e Coronavirusit tha se  duke e rrezikuar shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të besojnë dhe t’i shtojnë përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të sëmurëve.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, u jemi mirënjohës të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve, për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në përballje me pandeminë Covid-19. Edhe pas pothuajse 6 muajsh punë, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të besojnë dhe t’i shtojnë përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të sëmurëve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti, të mërkurën ka dalë në zyre pasi është shëruar nga virusi COVID-19. /Insajderi.com/