Kryeministri uron për ditën e Tokës: Duhet ta ngrisim vetëdijën për mbrojtjen e mjedisit

Kryeministri uron për ditën e Tokës: Duhet ta ngrisim vetëdijën për mbrojtjen e mjedisit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar sot për ditën ndërkombëtare të Tokës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se duhet ta ngrisim vetëdijën për mbrojtjen e mjedisit.

“Dita e Tokës, e cila po shënohet sot në mbarë globin, na shërben ta ngrisim vetëdijen e përgjithshme që ta mbrojmë mjedisin dhe t’i riparojmë dëmet që i janë shkaktuar tokës”, ka shkruar Haradinaj.

Ndër tjera ai është shprehur se duke e ruajtur ekosistemin për të mirën e vetës dhe brezat që vijnë.

“Duke e ruajtur ekosistemin, ajrin e ujin, bjeshkët tona, biodiversitetin, florën dhe faunën, sigurohemi se po e bëjmë më të mirën për vetën dhe brezat që vijnë. Është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com