
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, njofton Insajderi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 5m/s. /Insajderi.com