Në ora 10:00, kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti, do ta marrë detyrën nga Avdullah Hoti – përmes ceremonisë procedurale.
Kështu, ka njoftuar kryeministria, teksa ka treguar edhe për pjesën tjetër të agjendës ditore së kryeministrit të ri.
Pasi ta marrë detyrën, në ora 11:30 do ta mbledh kabinetin qeveritar për mbledhjen e parë të Qeverisë “Kurti 2”.
Pas mbledhjes me kabinetin, Kurti shkon për homazhe në memoralin “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërsa, në ora 14:30 do të kthehet në Prishtinë për t’u takuar me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. /Insajderi.com