Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka folur sot në një konferencë për media, duke komentuar ndryshimet radikale të politikës amerikane pas ardhjes në Shtëpi të Bardhë, të Donald Trump.
Duke folur për ndërhyrjet ushtarake që May i ka quajtur “ndërhyrje liberale” në vendet si Afganstani, Iraku, Libia dhe Kosova, May kërkoi nga Trumo që të bëjë më shumë për të mbrojtur Evropën Lindor nga ndikimi i Rusisë.
Theresa May u zotua se nuk do të ketë më invazione që ajo i ka quajtur të “dështuara” duke iu referuar Irakut që ka nxjerrë probleme të mëdha për Britaninë në këto 20 vitet e fundit.
Në fjalimin e saj të parë për SHBA-të si kryeministre, May ka thënë se vendimet për intervenime në zona të tjera të luftës duhet të jetë një vendim që nuk mund të merret në formën që ajo e quajti “liberale” duke përmendur edhe njëherë intervenimin në Kosovë, Irak, Afganistan e Libi.
“Është në interesin tonë që të qëndrojmë të fortë, së bashku, për të mbrojtur vlerat tona”, tha May.
Më pas ajo ka dhënë një deklaratë të fortë.
“Kjo nuk nënkupton kthim në politikat e dështuara të së kaluarës. Ditët kur Britania dhe Amerika kanë ndërhyrë në vendet sovrane në një përpjekje për të ribërë botën sipas idesë sonë kanë mbaruar”, ka thënë kryeministrja e Britanisë.
Por May ka thënë se Amerika dhe Britania duhet të qëndrojnë së bashku për të mbrojtur interesat përballë Rusisë.
“Kur është fjala për Rusinë, them se duhet të angazhohemi për raporte më të mira por duhet të rrezikojmë lirinë siç kanë bërë presidentët Reagan dhe Margaret Thatcher”, ka thënë May.
May do të jetë liderja e parë botërore që do të takohet me presidentin Donald Trump që prej inaugurimit të tij si president./Insajderi.com