Kryeministrja e Serbisë “provokohet” kur Vjosa Osmani kërkon që ta njohin Kosovën pesë vendet e BE-së

Kryeministrja e Serbisë “provokohet” kur Vjosa Osmani kërkon që ta njohin Kosovën pesë vendet e BE-së

Presidentja e Kosovës, të enjten ka kërkuar nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovës – ta bëjnë këtë. Por, kjo “ka provokuar”, kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Por, kryeministrja serbe tha se nuk donte të hynte në diskutim me Osmanin.

“Kishte provokime dhe unë u përgjigja shkurtimisht, për shkak të respektit për nikoqirët nuk doja të hyja në diskutime me të”, ka thënë Bërnabiq, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Osmani përfaqësoi Kosovën në takimin e procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore. /Insajderi.com