
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku barrikadat ia penguan presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, vizitën në Banjë të Skenderajt, raporton Periskopi.
Sipas saj, zhvillimet e sotme treguan edhe njëherë ndjeshmërinë e situatës në Kosovë, shkruan Tanjug.
Ajo ka akuzuar liderët kosovarë të cilët sipas saj, janë disa të papërgjegjshëm, që nuk respektojnë marrëveshjet mes dy vendeve.
Përmes telefonit, ajo u ka thënë medieve serbe se së bashku me ekipin e saj është duke përcjellur me vëmendje zhvillimet në Kosovë.
Madje, kanë thënë se janë në gjendje gatishmërie, nëse ka nevojë për ndërhyrje