Ana Brnabiq është shumë e interesuar të harrohet e kaluara. Ajo madje akuzon politikanët në Kosovë që për shkak se kanë ngecur në të kaluarën, tash po e është e vështirë zgjidhja.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se është e vështirë të arrihet zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë apo të përparohet tutje, meqë në Prishtinë kanë ngecur në të kaluarën, shkruan Tanjug, njofton Insajderi.
Kryeqeveritarja serbe shtoi se politikanët në Prishtinë nuk e pranojnë realitetin ashtu siç është, prandaj “nuk do të jemi në gjendje të bëjmë diçka të mirë në të ardhmen”.
“Për sa kohë që Prishtina është bllokuar në të kaluarën dhe refuzon ta pranojë realitetin ashtu siç është, ne nuk do të jemi në gjendje të përparojmë dhe të bëjmë diçka të mirë për të ardhmen”, tha Brnabiq.
“Beogradi është një partner i qëndrueshëm, por kjo nuk është e mjaftueshme për t’u gjetur një zgjidhje”.
E pyetur për një datë se kur pritet të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ajo është përgjigjur me një pyetje tjetër.
“Deri më tani ka pasur shumë afate, shumë data dhe ku jemi sot?”./Insajderi.com