Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar gjenocidin e Srebnicës.
Ai rikujtoi se Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutë që e njeh dhe e dënon atë gjencodi.
“Dy gjykata ndërkombëtare këtë mizori serbe e cilësuan me emrin e vërtetë – Gjenocid, ndërsa Parlamenti Evropian e shpalli 11 korrikun si “Ditë e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Konjufca.
Më 11 korrik 1995, forcat ushtarake serbe vranë 8.372 boshnjakë.
“Shprehim pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që pësuan në gjenocidin e Srebrenicës dhe ndajmë dhimbjen e pafund me familjarët e tyre”, ka shkruar ndër tjerash Konjufca. /Insajderi.com