Kryeparlamentari Konjufca pret në takim presidentin Meta

Kryeparlamentari Konjufca pret në takim presidentin Meta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur mëngjesin e së enjtes në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

E në përshëndetjen e tyre zyrtare nuk kishte “koordinim”.

Meta zgjati dorën për përshëndetje, kurse Konjufca ofroi grushtin. Kjo për shkak të masave anti-COVID.

Megjithatë, më pas dy politikanët janë përshëndetur ngrohtësisht, krah për krah dhe kanë vazhduar takimin.

Presidenti Meta gjatë takimit ka folur edhe për Festën e 28 nëntorit, për të cilën ka thënë se kanë një festë të madhe.

Po ashtu Meta ka përmendur zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, duke thënë se ishin demokratike.

Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve.

Meta është takuar mëngjesin e së enjtes edhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa do të takohet edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe atë të Qeverisë, Albin Kurti.