Kryeparlamentari takohet me shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës

Kryeparlamentari takohet me shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel.

Konjufca i ka dëshiruar atij mirëseardhje në Kosovë, duke i shprehur urimin e tij që të ketë suksese në përfaqësimin e Belgjikës në Prishtinë.

Kreu i Kuvendit vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të fuqizimit të demokracisë.

Në vijim të takimit, Konjufca, çmoi lart bashkëpunimin e deritashëm në mes dy vendeve dhe premtoi vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, nga ana e tij, falënderoi kreun e Kuvendit për pritjen, ndërkaq u shpreh i bindur se marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, do të vijojnë dhe thellohen edhe më tej edhe gjatë përfaqësimit të tij.  /Insajderi.com