Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Kushtetutës.
Urimin e tij e ka publikuar Kuvendi i Kosovës, njofton Insajderi.
“Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem – është vetë shteti. Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë”, thuhet në urim.
Ai ka përmendur edhe sakrificën për arritjen deri tek kjo kushtetutë.
“Rrugëtimi ynë për të arritur deri te dita e sotme ishte i vështirë dhe përplot dhembje. Por nuk u dorëzuam asnjëherë, sepse ishim në të drejtën tonë, konform vlerave demokratike për liri e pavarësi”, tha ai. /Insajderi.com