Kryeparlamejtarja, Vjosa Osmani, ka pritur sot përfaqësuesit e prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve vendore, me të cilët ka biseduar mbi sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar bizneset kosovare.
Osmani deklaroi se rimëkëmbja ekonomike është e plotë vetëm atëherë kur identifikohen instrumentet e duhura për të mbështetur prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve vendore.
“Kur aktiviteti i tyre është stabil, po aq stabile është edhe ekonomia, ngaqë kjo përkthehet në vende të reja të punës, në vende të ruajtura të punës si dhe në zgjerim të aktivitetit biznesor që rezulton në eksport drejt vendeve të rajonit dhe BE-së”, tha ajo.
Ndërsa prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve vendore përmenden faktin se pandemia i ka dëmtuar rëndë bizneset kosovare me humbje financiare dhe në fuqi punëtore, andaj ndihma ndaj bizneseve u tha se duhet të jetë e menjëhershme dhe prioritare në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike. /Insajderi.com