
Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, pak më shumë se njëzetekatër orë pas nënshkrimit.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se me “Izraelin janë miqë dhe vëllezër”, duke kërkuar që ta shqyrtojnë edhe njëherë njohjen e Kosvës shtet, njofton Insajderi.
Sipas Osmanit, presidenti serb ka shkelur pikën e 15 të zotimeve, ku Kosova pranon që të mos aplikojë që të anëtarësohet nëpër organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ta ndalojë fushatën e çnjohjeve të Kosovës.
“Vuçiqit iu deshën pak më shumë se 24 orë për të shkelur pikën 15 të zotimeve që ai nënshkroi në D.C., e cila u kërkon atyre të ndërpresin fushatën çnjohjeve dhe të përmbahen nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare nga të tjerët që të mos e njohin Kosovën. Kaq tipike për Serbinë”, shkroi ajo Osmani në Twitter. /Insajderi.com
It took Vucic a little more than 24 hours to violate point 15 of the commitments he signed in D.C., which requires them to cease the derecognition campaign & refrain from formally or informally asking others not to recognize Kosovo. So typical of Serbia. pic.twitter.com/GipfQvgj6j
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) September 6, 2020