Kryeparlamentarja Osmani kishte planifikuar këtë javë takim me Mikullovcin: Na mbeti takimi peng

Kryeparlamentarja Osmani kishte planifikuar këtë javë takim me Mikullovcin: Na mbeti takimi peng

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e aktorit dhe ish-deputetit, Adem Mikulovci.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani, ka shkruar se “Skena teatrore humbi njeriun e madh, i cili jetën e tij prej aktori nuk e ndante nga angazhimi qytetar, duke qenë delegat i përbërjes së Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut për ta përmbyllur angazhimin e tij politik në mandatin e kaluar si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Vjosa Osmani, tha se kishte planifikuar ta takonte Mikullovcin gjatë kësaj kohe.

“Një takim përgjatë kësaj jave, ashtu siç ishim dakorduar, na mbeti peng Adem Mikullovci. Për pak nuk e bëmë përshëndetjen e fundit, sepse ti e mbylle perden”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Insajderi.com

Sot me dhembje të thellë e mësova lajmin për ikjen nga kjo botë të klasikut të teatrit, mjeshtrit të skenës e…

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Dienstag, 15. September 2020