Kryeprokurori i Speciales paralajmëron se shpejt do të ngrihen aktakuzat

Kryeprokurori i Speciales paralajmëron se shpejt do të ngrihen aktakuzat

Kryeprokurori i Speciales, Jack Smith, ka vizituar për herë të parë të martën Kosovën, ku është takuar me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, me zyrtarë të tjerë të kësaj Ministrie, si dhe me përfaqësues ndërkombëtarë

Një ditë pas vizitës së Smithit në Kosovë zyrtarë të Prokurorisë së Specializuar kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se shefi i tyre është i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij në mënyrë të shpejtë, duke lënë të kuptohet se nuk do të vonojë as ngritja e aktakuzave të para nga ky institucion i drejtësisë.

“Z. Smith vizitoi Kosovën për t’u takuar me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, me zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Drejtësisë e me zyrtarë ndërkombëtarë. Ai është i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij në mënyrë të shpejtë. Ndërkohë, ne nuk komentojmë kohën e mundshme të ngritjes së akuzave”, thuhet në një përgjigje për “Zërin” nga Christopher Bennet, zëdhënës i Prokurorisë së Specializuar.