Kryeshefi i tanishëm i Agjencisë së Ushqimit vihet në siklet për biznesin e Valdet Gjinovcit

Kryeshefi i tanishëm i Agjencisë së Ushqimit vihet në siklet për biznesin e Valdet Gjinovcit

Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu, derisa ka folur për fabrikën e asgjësimit të mbetjeve të shtazëve që nuk është funksionalizuar ende, fillimisht nuk e ka pranuar se ka ndonjë operator privat që kryen këtë punë.

Ai ka thënë se në Kosovë s’ka kompani të tillë. Kur i është përmendur fabrika INCA K, ai ka thënë se kjo kompani grumbullon mbetjet e shtazëve në Kosovë, duke u hutuar për këtë fakt.

Por, kur është pyetur për kompaninë INCA K që Gjinovci e ka nisur në Kosovë, ai ka mohuar se dinë diçka për këtë biznes, pavarësisht që pëlqimi për kompaninë e Gjinovcit mban nënshkrimin e Kadriut.