Kryesia e AKR-së vendos sot për koalicionet parazgjedhore

Kryesia e AKR-së vendos sot për koalicionet parazgjedhore

Aleanca Kosova e Re, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në ora 11 do të mblidhet kryesia e saj ku përfundimisht do të vendos për marrëveshje të koalicionit parazgjedhor ose të shkojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme të caktuara për datën 11 qershor.

AKR në zgjedhjet e kaluara nuk kishte arritu as të kaloj pragun zgjedhor.

Mbledhja mbahet në Swiss Diamond.