
Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur nga ora 16:30, njofton Insajderi.
Kjo mbledhje e Kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës po mbahet për të vendosur lidhur me thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Mbledhja e kryesisë mbahet në sallën C-301.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryeministër të ardhshëm të vendit, liderin e saj – Albin Kurtin.
Kjo u bë e ditur pas kërkesës së dërguar nga Konjufca në detyrën e tij si u.d i Presidentit të Kosovës, pak orë pas pranimit të mandatit të kryeparlamentarit. /Insajderi.com