
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se rreth orës 23:40 kanë marrë njoftimin nga Kuvendi se sot në orën 11:00 do të ketë mbledhje të Kryesisë.
“Nuk kemi informacione. Mbrëmë rreth orës 23:40 jemi njoftuar që sot në orën 11:00 do të ketë mbledhje të Kryesisë”, ka thënë deputetja Haxhiu për Insajderin, duke shtuar se nuk janë të njoftuar me rendin e ditës.
Ajo ka thënë se veprime të tilla bën vetëm njeriu i nëntokës, duke aluduar në kreun e Kuvendit, Kadri Veseli.
“Këtë vetëm njeriu i nëntokës e bën. Kuvendi ka nevojë për çkapje dhe çlirim! Degradimit të tij duhet t’i jepet fund”, ka thënë ajo./Insajderi.com