Kryesia merr vendim, seanca konstituive e Kuvendit mbahet të hënën

Kryesia merr vendim, seanca konstituive e Kuvendit mbahet të hënën

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë me grupet parlamentare të legjislaturës së shtatë, ka njoftuar se seanca konstituive për legjislaturën e tetë do të mbahet më 22 mars, përcjell Insajderi.

Ajo para mediave ka thënë se seanca do të fillojë në orën 10:00.

“Sapo përfunduam mbledhjen e kryesisë, ku rend dite ishte përgatitja për seancën konstituive të  legjislaturës së tetë. Në mbledhje ishin të pranishëm kryesia e legjislaturës së kaluar. U vendos që seanca konstituive e legjislaturës së tetë të mbahet më 22 mars, të hënën në orën 10:00”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo tutje ka shtuar se në këtë mbledhje u diskutuan edhe çështje teknike si dhe për vendosjen e deputetëve në seancë./Insajderi.com