Kryesia procedon amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet në qeveri

Kryesia procedon amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet në qeveri

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar nismën për amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet, njofton Insajderi.

Kryesia e ka proceduar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme për mendim në qeveri.

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, ku do t’i mundësohet diasporës kosovare të votojnë nga ambasadat apo konsullatat e shteteve në të cilat jetojnë.

Për këtë është thirrur mbledhja e Qeverisë së Kosovës për ora 16:00, ndërsa në këtë mbledhje nuk u përfol për një iniciativë të tillë. /Insajderi.com