Kryesia vendos që seanca për ushtrinë të mbahet sot në orën 18:00

Kryesia vendos që seanca për ushtrinë të mbahet sot në orën 18:00

Kryesia e Kuvendit ka mërrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për Ushtrinë e Kosovës, e thirrur nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, të mbahet sot (e martë) në orën 18:00, njofton Insajderi.

“Kryesia vendosi që konform kërkesës, seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot, më 5 janar 2021, në orën 18:00”, thuhet në njoftimin për media të kryesisë së kuvendit.

Tutje bëhet e ditur se Kryesian po ashttu ka autorizuar Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi.

Me kërkesën e kryeministrit Hoti, seanca e jashtëzakonshme do të mbahet me një pikë të vetme të rendit të ditës: Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës./Insajderi.com