Kryesindikalisti i RTK-së kërkon shkarkimin e bordit

Kryesindikalisti i RTK-së kërkon shkarkimin e bordit

Fadil Hoxha, kryesindikalisti i Radio Televizionit të Kosovës, ka kërkuar gjatë një takimi me kryeparlamentin Glauk Konjufca, që të shkarkohet bordi i transmetuesit publik, njofton Insajderi.

Kjo sipas Hoxhajt për shkak të keqmenaxhimit që lidhen veprimeve të kundërligjshme, punësimeve të pakontrolluara, borxheve në vlera milionëshe, kushteve të rënda të punës.

Ai shtoi se ky bord ka dështuar të zgjedhin një Menaxhment në përputhje me ligjin e RTK-së; Të krijojnë një strukturë të mirëfilltë organizative; Të sigurojnë ambient të përshtatshëm për Auditorin gjeneral për auditimin e performancës dhe të pasqyrave financiare në RTK; Të garantojnë zbatim efektiv të standardeve profesionale dhe kodit të mirësjelljes; Të garantojnë paanshmërinë, objektivitetin dhe saktësinë e informacionit në programet e RTK-së; Të zbatojnë kriteret ligjore e profesionale për punësimin e personelit; Të ofrojnë kushtet elementare të punës për personelin.

Përveç shkarkimit të Bordit, Hoxha kërkoi nga kryeparlamentari Konjufca formimin e komisionit hetues parlamentar në mënyrë që të kuptohet e vërteta rreth gjendjes së përgjithshme në RTK, e në veçanti asaj financiare.

Gjithashtu sipas kryetarit të SPRTK-së Fadil Hoxha, çështja e pronës, objektit dhe financimit të qëndrueshëm të marrin përgjigje në kuadër të ligjit të ri. /Insajderi.com