Tashmë ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bajram Zejnullahu, ka thënë se “nuk janë hajna”.
Para se të shkarkohen nga Kuvendi i Kosovës, kryeministri, Albin Kurti, po në atë sallë bordin e AKP e cilësoi si persona “që kanë vjedhur shumë”.
Shkarkimin e kupton Zejnullahu, por jo edhe etiketimet nga Kreu i Ekzekutivit.
“Nuk kam koment, as unë e as familja ime nuk jemi etiketuar si hajna. Nuk di a ka argumente që na argumenton ai (kryeministri Kurti) si hajna. Për sa vite jam aty, nuk kemi pasur asnjë skandal të vetmit. Unë e kuptoj shumë mirë, politikisht të shkarkon dhe jemi në rregull. Por, në këtë formë me etiketime, nuk e kuptoj”, tha ai për REL
Zejnuallahu kishte edhe dy vite mandat, pasi u votua për katër vjet në vitin 2019. /Insajderi.com