Asociacioni i Komunave të Kosovës sot ka zhvilluar një takim virtual me Kryeministrin Avdullah Hoti, me të cilin është diskutuar në lidhje masat e reja anti-Covid19.
Në këtë takim morën pjesë Kryetarë të Komunave, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Drejtori i IKSHPK Naser Ramadani.
Temë e këtij takimi ishin rritja e numrit të rasteve me Covid-19 në javët e fundit si dhe masat e reja të cilat pritet t’i merr Qeveria për parandalimin e përhapjes së rasteve të Covid-19 dhe uljen e numrin të rasteve.
Sfidat në sektorit e gastronomisë, ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të Kosovës në të cilat komuna ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve, çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre dhe sfidat në zbatimin e rekomandimit të fundit të IKSHP që mjekët familjar në QKMF të bëjnë diagnostifikimin e pacientëve me COVID 19 pa testim e që quhet diagnozë klinike, janë disa nga temat për të cilat është diskutuar sot në këtë takim. /Insajderi.com/