Kryetarët e komunave pas takimit me Vitinë: Na premtoi se 90 % të kërkesave do t’i marrë parasysh

Kryetarët e komunave pas takimit me Vitinë: Na premtoi se 90 % të kërkesave do t’i marrë parasysh

Kryetarët e Komunave të Kosovës kanë njoftuar se ministri i Shëndetësisë, Armend Vitia, në takimin e zhvilluar sot (e enjte) iu ka thënë se beson që 90 për qind e rekomandimeve të tyre do të merren parasysh në vendimet për masat e ardhshme, përcjell Insajderi.

Takimi është organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL).

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Asociacionit të Komunave, ministri Vitia është shprehur se “duhet të kemi kujdes në gjithë hapat meqë situata është mjaft serioze, prandaj duhet një bashkëpunim dhe koordinim mes të gjithë akterëve në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik por të mos dëmtojmë as sektorët e ekonomisë”.

Komunat po kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore, dhe largimin e masave të marra për gastronominë./Insajderi.com

MINISTRI VITIA: RRETH 90% E REKOMANDIMEVE TË ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE DO TË MERREN PARASYSH PËR MASAT E REJA

Kryetarët…

Posted by Asociacioni i Komunave të Kosovës on Thursday, April 15, 2021