Kryetarët e komunave takohen sot me Vitinë për të shqyrtuar masat e reja

Kryetarët e komunave takohen sot me Vitinë për të shqyrtuar masat e reja

Kryetarët dhe drejtorët komunalë të shëndetësisë do të takohen të enjten me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar rreth masave të reja anti-COVID’19.

Takimi do të mbahet në orën 14:00, ka konfirmuar për Shqip.com, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Sot në orën 14:00 do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën ka paralajmëruar se nga 27 shtatori të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në lokale, duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose test PCR negative.

Në raportimin e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Vitia ka thënë se lidhur me këtë masë, Shoqata e Gastronomëve është treguar bashkëpunuese.

Po ashtu, ka bërë të ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka rekomanduar që shkollat të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pas 26 shtatorit, kur përfundon afati i masave aktuale anti-COVID./Insajderi.com