Kryetari Alternativës në Maqedoni: Kryeministri shqiptar për 100 ditë është mashtrim tjetër i BDI-së

Kryetari Alternativës në Maqedoni: Kryeministri shqiptar për 100 ditë është mashtrim tjetër i BDI-së

Kryetari i Partisë Alternativa që në zgjedhjet e fundit garoi me Ziadin Selen, ka komentuar marrëveshjen e koalicionit në mes Unionit Social Demokratik të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gashi, tha se posti 100 ditësh për kryeministër është mashtrim i radhës nga BDI pasi asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin dhe kryeministri shqiptar do ta udhëheq një qeveri teknike, pa ndikim për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve.

“Nuk është e vërtetë. Është mashtrim i radhës. Që nga viti 90-të asnjë qeveri nuk e ka çuar mandatin deri në fund. Çka i nevojitet shqiptarëve ta ketë postin e kryeministrit në 100 ditët e fundit,  kur është një qeveri teknik, pa mundësi për të përparuar gjendja e shqiptarëve”, tha ai për Klan Kosova.

Gashi theksoi se partia qe i dhuron shqiptarëve postin e kryeministrit nuk ka nevojë të dalë nga kampi maqedonas. Sipas tij kjo nga Prishtina e Tirana duket bukur, por për brenda dihet që kjo bëhet për interesa krejt të ngushta të BDI-së.

“Ajo parti maqedonase që ia jep postin e kryeministrit nuk ka pse del në zgjedhje nga kampi maqedonas. Në shikim të parë nga Prishtina edhe Tirana duket bukur këtu. Por nëse jetoni në Shkup apo Tetovë dhe që nuk është me BDI-në shqiptarët ndihen dyfish të diskriminuar. Postet që i merr BDI janë për interesa të ngushta partiak”, tha ai. /Insajderi.com/