
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani, ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit se pesë degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, kanë kërkuar dënimin e gazetarit të Insajderit, Vehbi Kajtazi.
“Kur politika kërkon dhë i bënë gjyqin gazetarëve, atëherë përfundimisht ka vdekur demokracia”, ka shkruar Shabani në profilin e tij në Facebook.
Ai është referuar lajmit se kolegjiumi i pesë degëve të LDK-së së Prishtinës, të cilat udhëhiqen nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili është sekretar i Përgjithshëm i LDK-së së Isa Mustafës, ka kërkuar që kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi “ta marrë dënimin e merituar” për shkrimin e tij, që qiti në pah faktin se vëllai i kryeministrit Isa Mustafa, ka kërkuar azil në dy vende të BE-së.