Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka arritur të përmbush kërkesat e Gjykatës së Apelit, shkruan Insajderi.
Shala i cili për herë të fundit iu adresua mediave si kryetar i Gjykatës së Apelit, pasi i përfundon mandati, tha se përkundër presioneve të shumta ka arritur që detyrën e tij ta kryej me sukses.
Ai ka deklaruar se në vitin 2021 mbi 10 mijë lëndë janë bartur nga vitet e kaluara, ndërsa brenda këtij viti janë pranuar mbi 9200 lëndë dhe së ky proces ka shkuar me shumë ngecje si pasojë e mungesës së gjyqtarëve.
Shala ka pohuar se aktualisht kanë vetëm 11 gjyqtarë.
“Tek lëndët e korrupsioni kemi lëndë që kanë bazën juridike korrupsion në vitin 2020 kemi hyrë me 20 lëndë, 39 janë pranuar në vitin 2021 deri më tani në total kemi 59, 45 lëndë janë kryer edhe 14 janë në pritje”, shtoi ai.
Kreu i Apelit ka bërë të ditur se tashmë është në përfundim të mandatit të tij si kryetar derisa ka listuar disa nga të arriturat e këtij institucioni gjatë mandatit të tij.
”Është rritur numri i lëndëve të zgjidhura. Është rritur në mënyrë të konsiderueshme por jo i mjaftueshëm. Pa i rritur numri i gjyqtarëve nuk mund të këtë efikasitet”, tha ai./Insajderi.com