
Kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, pritet që sot të zhvillojë një vizitë në Prishtinë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës.
Sipas njoftimit të komunës, Bakoyannis do të takohet me kryetarin Shpend Ahmeti në ora 14:00.
“Me 5 maj në orën 14:00, Kryetari Shpend Ahmeti pret në takim Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa në orën 15:00 do të dalin bashkë në konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Insajderi.com