Kryetari i Athinës tregon çka nuk ka ndryshuar në Prishtinë

Kryetari i Athinës tregon çka nuk ka ndryshuar në Prishtinë

Kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, ka deklaruar se gjëja e vetme që nuk ka ndryshuar në Prishtinë për 15 vite është dinamika e qytetit nga të rinjtë që qarkullojnë.

Ai sot vizitoi kryeqytetin e Kosovës, kur u takua me homologun e tij Shpend Ahmeti.

Sipas tij Prishtina është transferuar shumë, duke përmendur edhe objektet e shumta e të larta.

“Të gjithë e bëjmë pjesën tonë dhe më të mirën e mundshme. Në Greqi ia kemi dalë mbarë që politikën dhe kundërshtinë t’i lëmë anash dhe punën ua kemi lënë ekspertëve”, tha ai në Rubikon.

Bakoyannis më parë ishte udhëheqës i Rajonit të Greqisë Qendrore. /Insajderi.com