
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka aprovuar të hyrat maksimale për KEDS dhe KESCO.
Në mbledhje, ky bord nuk ka vendosur për çështjen e tarifare të energjisë elektrike.
Kryetari i këtij bordi, Ymer Fejzullahu në një konferencë për media ka thënë se muajin e kaluar kanë vërejtur ndryshime esenciale në parashikimet që i kishin bërë në janar, kur e kishin publikuar raportin konsultativ ku përfshihej propozimi për shtrenjtim të rrymës.

Faturat e energjisë elektrike.
Ndërsa njoftoi se tarifat e reja të energjisë elektrike pritet të miratohen në mbledhjen e radhës të ZRRE-së.
Bordi i ZRRE-së i ka aprovuar 179.5 milionë euro të hyra për KEDS dhe 347 milionë euro për KESCO.
Kësaj të fundit i janë zvogëluar të hyrat për rreth 100 milionë euro, pasi që këto të fundit do të subvencionohen nga Qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar./Shqip.com