Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur i vendosur se rruga Deçan-Plavë do të punohet.
Për këtë ai iu është drejtuar krerëve të vendit, presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentares, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Avdullah Hoti, me një letër ku thotë se rruga Deçan-Plavë do të bëhet.
“Në ndërkohë po ju informoj që në çfarëdo forme rruga R-108 do të vazhdojë të bëhet”, thuhet në letrën e Ramosajt.
Ramosaj, ka shkruar se sa e rëndësishme është për banorët kjo rrugë.
Për këtë projekt kishte reaguar, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili kishte thënë se punimet në këtë rrugë dëmtojnë “zonën e mbrojtur” të Manastirit të Deçanit. /Insajderi.com/