Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka shprehur ngushëllime familjes Zeka për vdekjen e djalit të tyre 24 vjeçar, Merison Zeka, në aksidentin fatal që ndodhi mbrëmjen e së hënës në rrugën Arllat-Malishevë, njofton Insajderi.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Zeka, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur, për vdekjen e djalit të tyre në aksident. Në këto momente të vështira për familjen jam shpirtërisht pranë tyre”, është shprehur Lladrovci.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe vëmendje më të madhe në trafik.
Në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e së hënës në rrugën Arllat-Malishevë, ku mbet i vdekur 24 vjeçari, u lënduan edhe pesë persona të tjerë, meshkuj kosovarë. Policia ka njoftuar se trupi i pa jetë i 24 vjeçarit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti mbetet nën hetime./Insajderi.com