Kryetari i Ferizajit: Aksioni i sotëm i policisë në Ferizaj më seriozi në dy dekadat e fundit

Kryetari i Ferizajit: Aksioni i sotëm i policisë në Ferizaj më seriozi në dy dekadat e fundit

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu, e ka cilësuar si ‘aksion serioz’ atë të sotmin në qytetin që ai drejton, ku u arrestuan 12 persona dhe tetë zyrtarë komunalë.

Aliu, tha se degradimi i pyjeve dhe bjeshkëve përpos në Ferizaj është i përhapur edhe në komuna tjera.

“Ky është aksioni më serioz në këto dy dekada që kanë ndodhur në qeverisjet jo vetëm në Ferizaj por edhe në komunat e tjera për degradimin e pyjeve. Ky aksion ka të bej me degradimin e pyjeve dhe bjeshkëve të territorit të Ferizajt. Ky aksion është bërë edhe pas disa veprimeve paraprake. Ne kemi marr disa masa duke menduar që ato po ndalon por që ishin të pa suksesshme”, ka thënë Aliu, në emisionin Frontal.

Kryetari i Ferizajit tha se i mbetet Gjykatës dhe Prokurorisë që të vendos lidhur me veprën penale që ata kanë kryer.

“Sigurisht se arrestimi i këtyre tetë zyrtarëve të komunës është bërë si rezultat i asaj që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Kjo i mbetet prokurorisë dhe gjykatës që të vendosin në bazë të provave që kanë sekuestruar”, pohoi ai. /Insajderi.com