Kryetari i Ferizajt: Duhet të marrim masa më shtrënguese

Kryetari i Ferizajt: Duhet të marrim masa më shtrënguese

Ka shkuar në 55 numri i të infektuarve me koronavirus në Ferizaj, pasi që të dielën janë konfirmuar edhe 35 raste të reja.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë që bërë thirrje që qytetarët t’i marrin më seriozisht masat kundër pandemisë.

“Situata ka shkuar keq për faktin se kjo është fuqia e Covid 19. Ne po apelojmë që të ketë sa më pak mundësi të komunikimit mes njerëzve dhe të respektohet distanca sociale. Qytetarët duhet të respektojnë masate marra nga IKSHPK-ja, pasi është e pamundur që betejën ta fitojnë institucionet”.

“Situata përnjëherë ka dalë nga kontrolli edhe pse ne do ta menaxhojmë”, ka thënë Aliu në Klan Kosova.

Ai ka theksuar se pasi ka ndryshuar situata në Ferizaj, duhet të ketë masa më rigoroze.

“Edhe pse kemi marrë një varg masash, tashmë jemi në një situatë të re. Duhet të ketë masa më shtrënguese, duke izoluar vendbanimet që e kanë origjinën personat e parë me Covid 19. Të shtohen masat që të pamundësojnë lëvizjen e qytetarëve në ambiente publike”.