Kryetari i Ferizajt: Të lënduarit rëndë nga shpërthimi po përpiqemi t’i dërgojmë në Turqi

Kryetari i Ferizajt: Të lënduarit rëndë nga shpërthimi po përpiqemi t’i dërgojmë në Turqi

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se janë duke bërë përpjekjet maksimale për personat që kanë pësuar lëndime të rënda si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në këtë komunë, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Aliu tha se po mundohen që t’i lehtësojnë procedurat për shërim të të lënduarve në Turqi, sipas rekomandimeve të mjekëve.

“Po bëjmë përpjekje maksimale që për të lënduarit në gjendje më të rëndë, ta lehtësojmë procedurën për shërim në Republikën e Turqisë, sipas rekomandimeve të mjekëve, pas vendosjes së kontakteve nga Komuna e Ferizajt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës dhe kërkesës tonë pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë”, ka shkruar ai.

“ I jashtëzakonshëm ishte edhe reagimi i mjekëve e infermierëve ferizajas dhe stafit teknik nga komunat fqinje, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, solidarizimi i bizneseve me këtë fatkeqësi e qytetarëve të rastit që me reagimin e shpejtë, parandaluan zgjerimin e tragjedisë”, ka shtuat tutje Aliu. /Insajderi.com