Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsioni (AKK) për vitin 2020, njofton Insajderi.
Sipas raportit të AKK-së, Kastrati në institucione financiare ka vetëm 13 euro e 49 cent, para të gatshme dhe krahasuar me vitin e kaluar, Kastrati ka 22.35 euro më pak (35.84 euro të gatshme në bankë vitin e kaluar).
Përveç kësaj, Kastrati në bazë të deklarimit të tij, ka vetëm një veturë në pronësi, të cilën e kishte blerë me kredi në vitin 2018 në vlerë prej 11 mijë e 300 euro.
Kastrati ka deklaruar se ka kredi në blerë prej 15 mijë e 276 euro.
Sa i përket të hyrave vjetore, Kastrati ka deklaruar se si kryetar i Komunës së Kamenicës, paga e tij vjetore është 13 mijë e 944 euro.
Në anën tjetër ai ka deklaruar se kanë shtëpi, truall dhe lokale, të gjitha këto në pronësi të prindit. /Insajderi.com/